Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, njofton ZKM, transmeton Scanner.
Në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, ai theksoi partneritetin dhe miqësinë tonë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.
Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri tha se ne e njohim kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.