-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kurti mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024  

- Advertisement -

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZhRB 2024), organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

 

Para të pranishmëve në këtë ngjarje, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që ishte sot në mesin e tyre, në ceremoninë e kësaj iniciative e cila përkrah bizneset vendore, sipërmarrësit e rinj, të rejat e të rinjtë të vendit tonë, për të ngritur dhe zhvilluar aktivitetet e tyre.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendin tonë.

 

“Krahasuar me vitin 2022, tash që po flasim në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe me punësim të shtuar, krahasuar me para tri viteve në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar. E padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të sektorit privat. Vitin e kaluar, për zbatimin e masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht mbështetjes së bizneseve për qasje në financa, kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. Edhe bizneset ishin të përfshira në skemat e gjera të shpërndarjes së rritjes ekonomike, në mënyrë të barazpeshuar, tek të gjithë pa dallim, por edhe për t’i përkrahur në sfidat globale me të cilat po përballemi.” u shpreh kryeministri.

 

Në vijim tha se ndërmarrja e iniciativës së Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, e rritjes së bizneseve të reja e prodhuese.

 

“Sepse, teksa prodhojmë vetë, nxisim produktivitetin e rivitalizojmë prodhimet e bizneset tona, jo vetëm së brendshmi, por edhe për të eksportuar e depërtuar në tregje edhe më të mëdha e ndërkombëtare. Të inkurajojmë të rinjtë e të rejat, sipërmarrësit e rinj, bizneset e vogla e të mesme, për t’u rritur më tej e për të kontribuar pozitivisht në jetën ekonomike e në progresin shoqëror të vendit tonë.” shtoi kryeministri.

 

Përfituesve të programit, kryeministri iu uroi suksese në vijim, e punë të mirë e të mbarë në zbatimin e projekteve edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

 

Nënshkrimi i kontratave u bë nga ana e Ministrit të MZhR-së, Fikrim Damka me përfitues nga shtatë rajonet zhvillimore.

 

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 

I nderuar Ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka,

Të nderuar zëvendësministra, Ali Tafarshiku dhe Elldin Uglari

Të nderuar përfitues të Skemës së Granteve – Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024,

Të nderuara media prezente dhe pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

 

Kam kënaqësinë të gjendem sot në mesin tuaj, në ceremoninë e kësaj iniciative e cila i përkrah bizneset vendore, sipërmarrësit e rinj, të rejat e të rinjtë të vendit tonë, për të ngritur dhe zhvilluar aktivitetet e tyre.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2022, tash që po flasim në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe me punësim të shtuar, krahasuar me para tri viteve në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar. E padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të sektorit privat.

 

Vitin e kaluar, për zbatimin e masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht mbështetjes së bizneseve për qasje në financa, kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. Edhe bizneset ishin të përfshira në skemat e gjera të shpërndarjes së rritjes ekonomike, në mënyrë të barazpeshuar, tek të gjithë pa dallim, por edhe për t’i përkrahur në sfidat globale me të cilat po përballemi. Që nga pandemia Covid 19, tek kriza globale e energjisë, e tek inflacioni, vendi ynë ka treguar qëndrueshmëri dhe imunitet, pavarësisht se jemi aq shumë të integruar, saqë sfidat globale na bëhen edhe nacionale e lokale.

 

Ne nuk jemi mjaftuar apo ndalur me kaq. Në mesin e skemave të dizajnuara nga Qeveria, njëra prej tyre është edhe Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar, prej të cilit nga viti 2021 e deri në vitin aktual 2024, janë përkrahur 901 projekte në vlerën rreth 7 milionë euro. Mbështetja për bizneset ka qenë e vazhdueshme dhe e lartë, për të siguruar qëndrueshmëri më të madhe si në të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.

 

Ndërmarrja e iniciativës së Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit vendeve të reja të punës, e rritjes së bizneseve të reja e prodhuese. Sepse, teksa prodhojmë vetë, nxisim produktivitetin e rivitalizojmë prodhimet e bizneset tona, jo vetëm së brendshmi, por edhe për të eksportuar e depërtuar në tregje edhe më të mëdha e ndërkombëtare. Të inkurajojmë të rinjtë e të rejat, sipërmarrësit e rinj, bizneset e vogla e të mesme, për t’u rritur më tej e për të kontribuar pozitivisht në jetën ekonomike e në progresin shoqëror të vendit tonë.

 

Ju uroj përfituesve të programit suksese në vijim e punë të mirë e të mbarë në zbatimin e projekteve edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit