Home Lajme Kurti mori pjesë në ceremoninë e 24-vjetorit të Themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 24-vjetorit të Themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues

0
Kurti mori pjesë në ceremoninë e 24-vjetorit të Themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues

Shënimi i përvjetorëve të institucioneve ka rëndësinë e veçantë, kur progresi i tyre është evident, kur efikasiteti i shërbimeve është drejt lartësisë së dëshirueshme, kur ne mburremi me këto suksese, dhe inkurajohemi për më shumë punë në të ardhmen që na pret’’, u shpreh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në  ceremoninë e 24-vjetorit të Themelimit  të Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se Shërbimi Korrektues është institucion i cili duhet të garantojë sigurinë e secilit të dënuar, dhe mundësinë e korrektimit të individëve të cilët në të kaluarën kanë bërë veprime të gabuara apo të tilla të cilat sanksionohen me ligjet e Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni, para shumë të pranishmëve, kryeministri shtoi se në qeverisjen tonë, kemi miratuar Reformën Ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës, e cila avancon shërbimet ndaj të burgosurve dhe të drejtat e tyre.  Po ashtu kemi shtuar kapacitetet dhe mundësitë për ngritje profesionale përmes trajnimeve adekuate për personelin.

Teksa foli edhe për Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ai tha se është  paraparë reforma lidhur me trajtimin e personave të privuar nga liria, të drejtat dhe beneficionet që do t’iu takojnë, sikurse ditët e pushimit jashtë Institucionit Korrektues (14 ditë brenda vitit), kalimin e kohës në hapësira të veçanta për të gjithë të dënuarit, lirimin e parakohshëm në 3, 6, apo 9 muaj, varësisht nga vlerësimi dhe përmbushja e kritereve që arrin i dënuari.

Ndërkaq, përmes Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, kryeministri theksoi se është rregulluar statusi, parimet, përgjegjësitë, menaxhimi dhe organizimi i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, kushtet e veçanta apo shtesë për rekrutim, e shumë çka tjetër. Po ashtu, me këtë ligj është paraparë

themelimi i disa njësive të reja të nevojshme për veprimtarinë e ShKK-së. Përgjatë dy viteve të fundit, me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, janë trajnuar dhe certifikuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme dhe po ashtu me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore në radhët e stafit korrektues, sot me sukses po certifikon edhe 45 zyrtare korrektuese gra, si gjeneratë e 43 e ShKK-së.

70 kandidatë për zyrtarë korrektues janë në proces të rekrutimit të cilët do të ndjekin trajnimet për avancim dhe zhvillim në fusha profesionale. Në proces është edhe themelimi i Institucionit për Trajnimin edhe Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Synimi ynë, tha më tej kryeministri, është që të gjithë të burgosurit, të gjithë ata që vuajnë dënimin, një ditë kur ta kenë përfunduar atë të integrohen në shoqëri më të mirë, më të drejtë, më të aftë se sa që ishin më herët.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri veçoi se përgatitjet nuk do të mungojnë, profesionalizimi vetëm sa do të shtohet, kujdesi dhe siguria do të jenë prioritet, dhe trajtimi dinjitoz i të gjithëve pa dallim do të jetë i përhershëm.

Exit mobile version