5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti: Moment historik, do të ecim përpara për të përmbushur kritere

- Advertisement -

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.

Akti i nëshkrimit ka ndodhur në Presidencë, ndërsa firmat janë hedhur nga e para e shtetit, Vjosa Osmani, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti dhe i pari i legjislativit, Glauk Konjufca.

Derisa, Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur moment historik.

“Bazuar në aspiratat, vullnetin dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë për paqe, liri barazi, drejtësi, orientimin tonë të qartë evropian e euroatlantik, besimin në vlerat fundamental në BE, konsensusin shoqëror e politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, BE”.

Tutje Kurti ka thënë se aplikimi do t’i dorëzohet sot Presidences Qeke në Pragë.

“Aplikimin për anëtarësim në BE të nënshkruar sot do ti’a dorëzojmë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, në Pragë. Ky është moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë tonë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese që avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë tonë. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne, prandaj angazhimi i të gjithëve është i nevojshëm e përkushtimi i secilit i domosdoshëm. Ne do të ecim përpara në meritën tona, pra në aftësinë tonë për të përmbushur kriteret në secilin kapitull të ri”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit