4.6 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Kurti mirëpriti presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

- Advertisement -

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e përvjetorit të 18-të të Pavarësisë, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërkaq Kryeministrit Kurti i uroi për mandatin e tij të ri dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë.

 

Bashkë biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror.

 

Kryeministri falënderoi Presidentin Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, duke u bërë kështu presidenti i parë që e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri.

Të ngjashme

Të fundit