8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti mirëpriti Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

 

Së bashku me mirëseardhje në Kosovë, Kryeministri Kurti e uroi znj. Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.

 

Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë.

 

Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim. 

 

Ky ishte takimi i parë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Znj. Vashchenko, shtetase e Ukrainës, u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit