Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur Rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën në veri të Kosovës.
Kurti thotë se Parlamenti Evropian bëri thirrje edhe për rritjen e sigurisë në Kosovë dhe ka kërkuar nga Serbia të ndalojë mbështetjen e grupeve terroriste.
“Ndër masat e tjera, ai bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative ushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti në “X”.