Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër, përmes së cilës kërkohet qasje e barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe ku ankohen për anim kah Beogradi.
Kurti në Twitter i ka falënderuar të gjithë nënshkruesit e kësaj letre, teksa ka përmendur edhe kërcënimin që vjen nga Serbia.
“Faleminderit Alicia Kearns (deputete britanike), Senatorit [amerikan] Bob Menendez dhe Michael Roth [Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman], si dhe pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshme ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Thank you to @aliciakearns @SenatorMenendez, @MiRo_SPD & the rest of the chairs of foreign affairs committees & senior parliamentarians who have called for solidarity w/ 🇽🇰 & an approach to the region more attentive to the threat posed by Serbia's aggressive stance & actions.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 8, 2023