Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian që mbahet nesër më 21 nëntor, në Tiranë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Ndërkaq, sonte Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.






