8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Kurti merr pjesë në konferencën “Lidershipi në kohë sfiduese”

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot mori pjesë në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, e organizuar nga kolegji UBT.

Në fjalën e tij, Kurti ka treguar për kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të se ardhmes.

“Ai foli edhe për punën dhe kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes të cilët janë efektiv në mënyrë pragmatike dhe moralisht parimor. Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës, dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm. Ndërkaq, duke folur për cilësitë që e përcaktojnë një lider të madh, ai tha se ata definohen nga vullneti për të sakrifikuar interesin e tyre për një kauzë më të madhe. Pra, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal”, thuhet në komunikatë.

Gjatë fjalimit, Kurti ka veçuar presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, si shembull i një lideri të mirë dhe të madh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit