Zyra e Kryeministrisë ka njoftuar se Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në këtë drekë do të jetë i pranishëm edhe presidenti serb Vuqiq.