Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje edhe një herë mërgatës së Kosovës.
Në rrjetin social Facebook, ai e ka shpërndarë një video të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka publikuar derisa bëhen përgatitjet për në koncert që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Mërgatë e dashur, ju mirëpresim sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”.
Mirë se vini dhe ju falënderojmë për kontributin e pareshtur”, ka thënë Kurti.