Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit të Paqes në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.
Në pjesëmarrjen e tij në këtë forum, ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve, ku ka thënë se Kina dhe Rusia kanë disa ngjashmëri dhe disa dallime.
Duke i krahasuar këto dy shtete, Kurti ka thënë se Rusia dëshiron të shoh ShBA-në të kolapsojë, ndërsa Kina dëshiron të bëhet ShBA.
“Rusia dhe Kina kanë disa ngjashmëri, por edhe disa dallime. E dini, Rusia dëshiron të shoh ShBA-në të kolapsojë, ndërsa Kina dëshiron të bëhet ShBA.” – tha ai.