Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnbava njoftoi përmes faqes së BIK-ut se bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë parë nga afër punimet e restaurimit që po zhvillohen në xhaminë e Çarshisë së Novobordës, xhami kjo e ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Osmane më 1455.
Njoftimi i BIK-ut:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.
Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.
Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XV në qytetin e Novobërdës.