21.1 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Kurti me reagim të ri: Inkursioni dhe rrëmbimi i 3 policëve janë akte agresioni të Serbisë, të reagojnë ndërkombëtarët

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Twitter për kidnapimin e tre policëve kosovarë.

Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke e dënuar aktin e rrëmbimit të policëve kosovarë.

Po ashtu ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të denoncojë këto akte.

”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka thënë Kurti. 

 

Të ngjashme

Të fundit