Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka thënë në “Pressing” të T7, se qasja e Albin Kurtit është bolshevike në raport me imponimin e vullnetit politik pa i pasur numrat.
Ai ka thënë se Kurti provoi një revolucion politik të përmbysjes së pushteteve.
“Albin Kurti me qasje bolshevike bën përpjekje që ta imponojë vullnetij e tij raport me partitë politike, duke mos pasur numra që ta formojë as Kuvendin as Qeverinë. Kjo çfarë ka ndodhur më 2025 është një përpjekje për një revolucion politik, ka qenë përpjekje për ta ndryshuar mënyrën e qeverisjes, për të përmbysur ndarjen e pushteteve”, ka thënë ai. /Gazeta Express






