21 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Kurti me premtim të ri për autostradën Prishtinë -Gjilan në “ekspozenë” e tij para partisë që e mandatoi sot për Kryeministër

- Advertisement -

Autostrada Prishtinë–Gjilan ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Megjithatë, Albin Kurti foli sërish për këtë projekt, duke dhënë një premtim të ri se autostrada do të përfundojë, në mandatin e tij të dytë të synuar.

Këtë premtim Kurti e foli gjatë mbledhjes ku Lëvizja Vetëvendosje e mandatoi atë për postin e kryeministrit.

“Do të përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë dhe autostradën Duhle-Shtime-Banullë. Po ashtu do të ndërtojmë rrugën e Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun. E do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve  Deçan – Plavë dhe Pejë – Rozhajë”, është shprehur Kurti ndër të tjera.

Autostrada Gjilan-Prishtinë ka mbetur e papërfunduar për vite me radhë. Por, përveç premtimit për përfundimin e saj, Kurti foli edhe për përmirësime në fusha të ndryshme, si ajo e sistemit shëndetësor, investime në arsim, thellimin e reformave etj.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit