Home Opinione Kurti me lehtësi mashtroi gratë për vota, por po del e vështirë për të përmirësuar gjendjen e tyre 

Kurti me lehtësi mashtroi gratë për vota, por po del e vështirë për të përmirësuar gjendjen e tyre 

0
Kurti me lehtësi mashtroi gratë për vota, por po del e vështirë për të përmirësuar gjendjen e tyre 

Nga Besa Ismaili

E lehtë ishte për kryeministrin Kurti të përdorë veriun e Kosovës për fushata elektorale dhe retorika populiste. Por e vështirë të qeverisë atë, të rishtrijë sovranitetin apo madje të kujdeset sado pak për qytetarët atje.

E lehtë ishte për kryeministrin Kurti të mashtrojë qytetarët për hajninë dhe korrupsionin në qeveritë e kaluara. Por e vështirë del të jetë për të që t’a luftojë atë brenda qeverisë së tij.

E lehtë ishte për kryeministrin Kurti të mashtrojë gratë në shoqërinë tonë dhe të vie në pushtet me votat e tyre. Por po del e vështirë për të përmirësojë padrejtësitë dhe pabarazitë karshi tyre.

E lehtë ishte për kryeministrin që të manipulojë raportet vendore për performancën e qeverisjes së tij. Por po del e pamundur të mashtrojë opinionin ndërkombëtar dhe të manipulojë me raportet e tyre.
Dëshmi për këtë janë dy raportet e fundit si mosmëkeq: Raporti i Progresit dhe PISA.

Exit mobile version