Kryeministri/Deputeti Albin Kurti, ka eskaluar në gjuhë sërish ndaj mediave.
Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se disa media janë të ish-regjimit dhe të oligarkëve.
Ai veç sa nuk e përmendi me emër Klan Kosovën, duke thënë se kanë qenë të regjistruar në Serbi.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare, dhe disa mediave të ish-regjimit e të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës, atdheu ynë, po ecën përpara, me ekonomi, demokraci, rend dhe ligj e paqe për të gjithë”, tha ai.