18.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Kurti me gjuhë ofenduese për partitë rivale sikur në natën e zgjedhjeve: Këta as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me Albulena Haxhiu, por me Vetëvendosjen dhe popullin që nuk u dha më besim partive të vjetra.

Ai përdori gjuhë ofenduese sikur në natën e zgjejdheve, duke thënë “.. sic thotë populli ynë, këta as nuk po shtyhen as nuk po ngrehen”.

“Opozita nuk ka problem me Albulenën, por me popullin që nuk ua dha besimin dhe me VETËVENDOSJE!-n që ua ndali përfitimet e paligjshme,” ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, katër vitet e fundit kanë qenë të vështira për opozitën dhe ajo i frikësohet mundësisë që kjo periudhë të vazhdojë edhe më gjatë.

“Ne jemi të zotuar të qeverisim për interesin publik, për një shtet të qytetarëve, jo për klane të interesit,” ka shtuar ai.

Të ngjashme

Të fundit