1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Kurti me drejtorin e ANE-s diskutojnë Strategjinë Kombëtare të Energjisë

- Advertisement -

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

Kurti dhe Birol diskutuan për sektorin e energjisë dhe potencialin që ka Kosova për energjinë e ripertëritshme, ku edhe theksoi planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme dhe për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Po ashtu, kryeministri në takim theksoi mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për masat në rritjen efiçencës energjetike dhe ruajtjen e çmimit të përballueshëm për qytetarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit