7.4 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Kurti me apel: Mos dilni pa nevojë, temperaturat parashikohet të zbresin deri në -9°C

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u është drejtuar sonte qytetarëve me thirrje për kujdes maksimal, duke e cilësuar natën e sotme si kritike për sigurinë në komunikacion për shkak të ndryshimit drastik të motit.

Kurti ka paralajmëruar se temperaturat pritet të zbresin deri në -9°C, çka pritet të shkaktojë ngrirje të shpejtë të rrugëve që aktualisht janë të lagura nga shiu.

Përballë këtij rreziku, Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin çdo lëvizje që nuk është emergjente.

Postmi i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.

Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.

Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

I juaji,

Albin Kurti

 

NACIONALE

Të ngjashme

Të fundit