5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kurti: Më 9 shkurt jemi të barabartë, ditëve të tjera s’jemi bash të barabartë

- Advertisement -

Albin Kurti në fillim të fushatës, u karakterizua me zërin e lartë gjatë fjalimeve deri në ngjirjen e zërit. Por në Gjilan, mbrëmë tha ‘se iu ka marrë zëri’. Ndërkohë, tha edhe se më 9 shkurt, ‘nuk ka rëndësi a jeni shumë i shëndoshë, a jeni i smutë” por se ‘në votime duhet të dalin të gjithë’.

Kurti tha edhe se ‘atë ditë jemi krejt të barabartë’ ndërkohë që shtoi se ‘ditëve të tjera nuk jemi bash të barabartë’.

Është vendimtare që më 9 shkurt të dilni masivisht, i madh e i vogël. Atë ditë nuk ka rëndësi a i ki 18, a 48, a 68 a ishalla najkush edhe 98 vjet.

Nuk ka rëndësi cfarë moshe keni, a jeni gru a burrë, a djalë a vajzë.

Nuk ka rëndësi a vini nga fshatrat, katundet e Malësisë a lagjet e qytetit.

Nuk ka rëndësi a jeni i pasur a i varfër.

Nuk ka rëndësi a ju ka marrë zani sikurse mu, a nuk ju ka marrë zani.

Nuk ka rëndësi a jeni shumë i shnoshë, a pak i smutë, qat’ ditë jemi krejt të barabartë, ditëve të tjera nuk jemi bash të barabartë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit