Sot u bënë tri vjet që prej se VV fitoi bindshëm zgjedhjet nacionale me mbi 50 %.
Këtë sot nuk la pa e përmendur edhe i pari i Qeverisë, njëherit kryetar i VV-së, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.
Ky tha se ajo që ndodhi më 14 shkurt të 2021-ës sipas tij është një revolucion elektoral dhe përmbysja më e madhe politike në kohën e pasluftës.
“Është revolucioni elektoral ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminim dhe interesi i përbashkët e publik mbi atë personal e privat”, tha Kurti.
“Për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë”, tha Kurti.
Ai përmendi disa nga ato që ai i konsideron të arritura.
“Nuk shënohet vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës tonë.14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët”, u shpreh Kurti. /