Kryeministri, Albin Kurti, është takuar mbrëmë me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Insajderi në takim prezent kanë qenë vetëm presidentja Osmani, dhe kryeministri Kurti.
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.
Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme.
5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin.






