-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, vetëlavdërohen për dyvjetorin e qeverisjes

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje(GVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe sekretarja organizative e organizatës së Gruas për VETËVENDOSJE! (GVV), Agnesa Kastrati.

Në këtë mbledhje u diskutua për situatën politike në vend, por nuk u përmend hiq marrëveshja e Ohrit.

“Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër.Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit