Në përditësimin e fundit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 66.31% e vendvotimeve të votave me postë, sa janë numëruar deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 52.72 për qind, apo 21234 vota.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka marrë 20 mijë e 273 vota me postë.

Në vend të dytë renditet Glauk Konjufca me 17 mijë e 882 vota, ndërsa i treti deri tani del të jetë Xhelal Sveçla me 11 mijë e 653 vota.

Faton Peci nga 123 vendvotime të numëruara nga 187 sa janë gjithsej, ka marrë deri tani 11 mijë e 488 vota, ndërsa i pesti renditet Hekuran Murati me 11 mijë e 147 vota.

  1. Albulena Haxhiu 10859
  2. Donika Gërvalla-Schwarz 10058
  3. Mimoza Kusari-Lila 6989
  4. Arben Vitia 6891