Home Lajme Kurti: Marrëveshja është dashur që të nisë së zbatuari qysh dje, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë

Kurti: Marrëveshja është dashur që të nisë së zbatuari qysh dje, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë

0
Kurti: Marrëveshja është dashur që të nisë së zbatuari qysh dje, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti është shprehur se zbatimi i marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër me Serbinë, është dashur që të nisë nga e hëna.

Kjo pasi sipas Kurtit, plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen se kur duhet të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje, teksa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë sjelljen e Serbisë.

“Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tashmë i kemi dakorduara. Për ne, kjo është marrëveshje por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë e ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takime thonë se ‘nuk nënshkruaj’, e ndërmjet takimeve thotë se ‘nuk zbatoj gjë’”, është shprehur Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se Serbia nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njeh Kosovën, pasi siç shtoi, marrëveshja bazë është njohje “de-facto”, teksa ka theksuar se ai është i vetmi në takime që bën propozime.

Exit mobile version