1 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Kurti: Llapjanët ishin lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit – më 9 shkurt do jenë prijës në rrugën tonë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook bërë të ditur se sonte ka qenë në Podujevë.

Kurti është shprehur se llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021 dhe siç tha ai, më 9 shkurt ata do të jenë prijës të rrugës së tyre.

“Sonte në Podujevë për të prezantuar progresin e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim”.

“Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021. Më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve të reja, punëve të mira, qeverisjes së drejtë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.  Në Llap takohemi përsëri më 15 janar. Ju falemnderit, e mirupafshim sot një javë”, ka shkruar tutje Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit