20.4 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me masa mbështetëse për prodhuesit

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Forumin “Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike: efektet dhe masat lehtësuese”, të organizuar nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Në fjalën e tij, Kurti tha se Qeveria do të qëndrojë pranë prodhuesve vendorë për të lehtësuar kalimin drejt tregut të lirë të energjisë, duke siguruar që askush të mos mbetet pas. Ai njoftoi për dizajnimin e skemave të granteve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtërishme, subvencione për pajisje prodhuese dhe mbështetje për auditime energjetike.

“Konkurrenca dhe investimet do të nxisin zhvillim, por do të ketë mbështetje konkrete për të gjithë prodhuesit”, ka thënë Kurti, njofton zyra e kryeministrit.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi për përfundimin e një skeme të re me mbështetjen e LuxDev për investime në izolim, sisteme solare dhe rregullatorë për rritjen e efiçiencës energjetike në biznese.

Në forum morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, përfaqësues të bizneseve, odave ekonomike dhe institucioneve ekonomike.

Të ngjashme

Të fundit