Home Ballina Kurti: Liberalizimi dhe pranimi i aplikimit në KiE konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane

Kurti: Liberalizimi dhe pranimi i aplikimit në KiE konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane

0
Kurti: Liberalizimi dhe pranimi i aplikimit në KiE konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës konfirmojnë se vendi është në rrugën evropiane dhe se Kosova i përket Evropës.

Kurti në fjalën hyrëse në mbledhje të qeverisë së Kosovës tha se qytetarët e Kosovës nga 1 janar 2024 do të mund të udhëtojnë në 32 vende të tjera përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron.

“Javën që lamë pas dhe këtë javë çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi i vizave kishte ngecur për 4 vite në agjendën e Këshillit të BE me shumë punë dhe angazhim veçanërisht me vendet hezituese vitin e kaluar arritëm që gjatë presidencës çeke të zhbllokojmë këtë proces…..Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende të tjera evropiane përfshirë këtu edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron që nuk janë pjesë e Zonës Schengen. Pasaporta do të jetë mëe fuqishme ashtu siç shteti jonë po bëhet përherë e më i fortë”, tha ai.

Duke folur për pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës, i cili ndodhi këtë të hënë (24 prill), shefi i ekzekutivit kosovar shprehu besimin që si shtet demokratik Kosova

Exit mobile version