Kurti “lëshoi pe” për Ligjin për të Huajt, Dërguti: Ka frikë nga humbja e pushtetit!

- Advertisement -

Opinionistja Aida Dërguti tha se kryeministri Albin Kurti, mund të ketë lëshuar pe për Ligjin për të Huaj pasi sipas saj, ai mund të ketë frikë të humbasë pushtetin.

“Mbase është presioni i humbjes së pushtetit, sepse nuk e dimë se si do të jetë në fund, ashtu siç u frikësua që Gjykata Kushtetuese do të ndikohet nga ndërkombëtarët, mund të jetë një lloj presioni, mbase frikë nga humbja e pushtetit”, u shpreh Dërguti në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Dërguti tha se opozita duhet të “luftojë” që ta demaskojë Kurtin.

“Duhet demaskuar ky njeri për të gjitha gënjeshtrat. Ky njeri është faqja e zezë e Kosovës”, tha ajo.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

Të ngjashme

Të fundit