Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021. Këtë datë, Kurti e quajti “përmbysjeje të madhe politike e demokratike në Kosovën e pas luftës”, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se rezultati i 14 shkurtit 2021 ishte evolucion elektoral.
Kryeministri u shpreh se për këto 3 vite të qeverisjes dëshmuan se mund të qeveriset me duar të pastra.
“Për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë. Nuk shënohet vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës tonë.14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët”, u shpreh Kurti.
Kurti, duke aluduar në opozitën, ka theksuar se po përpiqen t’i ndalin reformat në ekonomike dhe drejtësi, por “reformat po bëhen dhe do të bëhen”.
“14 shkurti përkon me datë që shënon 3 vjetoren e ndryshmit të madh demokratit, politik e shoqërore. Për këto tri vite kemi dëshmuar që është e mundur të qeverisët me duar të pastërta. Janë përpjekur që ta vonojnë reformën tonë për drejtësi e ekonomi duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por reformat do të bëhen. Në tri vite kemi pasur rritje ekonomike 6.2 për qind të bruto produktit vendor. Luftuam krimin e korrupsionin ashtu siç kemi premtuar, ligjshmëria dita ditës po shtrihet në çdo cep të territorit ashtu siç kemi premtuar. Qeveri ka investuar më shumë se çdo qeveri në ushtri. Kosova e 14 shkurti tash pas tri vitesh është Republikë me e mirë për të jetuar”, tha ai.
Shefi i Qeverisë ka thënë se iu dolën në ndihmë qytetarëve me pakon fiskale për të përballur sfidat globale të energjisë dhe kostot e jetesës, që erdhën pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Kurti tha se qeveria në këto tri vite ka investuar më shumë se gjitha qeveritë e kaluara në FSK, duke e bërë një forcë serioze në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë.
“Zhvillimi ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë. Ngritëm të hyrat tatimore, ngritëm eksportin. Ekonomia ka shënuar rritje, me mesatare vjetore 6.2% të PBB-së. Janë dyfishuar investimet e huaja. Pasi ndalëm gjakderdhjen financiare, e kemi shpërndarë te qytetarët rritjen ekonomike përmes pakove të ndryshme. Krijuam platforma dhe mbështetëm të rinjtë siç kishim premtuar, luftuam krimin e korrupsionin, shkatërruam bandat, ashtu siç kishim premtuar. Kemi dhënë më shumë se krejt qeveritë e kaluar për FSK-në. Shtetit ia kthyem terminalet doganore e ndërmarrjet publike i kthyem në ndërmarrje fitimprurëse”, ka deklaruar ai, duke renditur suksese edhe në arsim, bujqësi, shëndetësi e në punë të jashtme. EO