Kryeministri Kurti ka lavdëruar njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, të cilët po punojnë për t’i nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja, nga tërmetet shkatërruese në Turqi.
Kurti ka shkruar se kësisoj forcat e armatosura po e dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare.
Teksa i ka inkurajuar ta vazhdojnë punën që po e bëjnë.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së që aktualisht vepron në Turqi, deri më tani ka shpëtuar 3 persona të ngujuar nën rrënoja, duke përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni punën tuaj për të shpëtuar jetë dhe faleminderit që e keni bërë vendin tuaj krenar!”, ka shkruar Kurti.