Në Ditën Botërore të Mediave, kryeministri Albin Kurti, duke shpërndarë një statistikë të Reporterëve pa Kufij, është krenuar me lirinë e medias në Kosovë.
Ai tha se Kosova është përmirësuar për 22 vende në këtë rangim të Reporterëve pa Kufij, duke shtuar se një shtyp i lirë është shtyllë e demokracisë në vend.
https://twitter.com/albinkurti/status/1653739623816871936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1653739623816871936%7Ctwgr%5E22cdf2b8ba4b1a91e97d5ed585fd6f880932e6a7%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fkurti-per-lirine-e-mediave-ne-kosove-ne-dy-vjet-rangimi-u-permiresua-per-22-vende-4%2F
Ndryshe, organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Por, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.
Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.






