7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti lavdërohet me politikën e jashtme, përmend liberalizimin e vizave e blerjen e ambasadave

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar statistika për punët e qeverisë së tij në politiknë e jashtme.

Këtë shkrim, Kurti e ka filluar duke përmendur moratoriumin për aplikim në organizata ndërkombëtare nga ish-kryeministrit, Avdullah Hoti.

Pas moratoriumit për aplikim në organizata ndërkombëtare që kishte vendosur Qeveria që u drejtua nga tani deputeti Hoti, politika jonë e jashtme kishte nevojë për një hov të ri. Aplikuam dhe kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sepse e meritojmë. Dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit të kaluar, sepse Evropa është kontinenti ynë e Bashkimi Evropian është fati ynë. Ndërkohë këtë vit u anëtarësuam në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).” – ka shkruar Kurtit në Facebook.

Më tej, ai është lavdëruar edhe për çështjen e vizave duke i marrë meritat për liberalizimin e tyre.

Ligjshmëria, reformat, luftimi i korrupsionit dhe praktikave korruptive dhe qeverisja e mirë, u vërejtën dhe u vlerësuan nga të gjithë partnerët tanë brenda Bashkimit Evropian, përfshirë edhe disa vende hezituese kur vinte puna te liberalizimi i vizave për Kosovën. Me qeverisjen tonë dhe pas votimit përfundimtar të Parlamentit Evropian, tanimë është e qartë, nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.” – ka shkruar Kurti.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Kurtit:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit