8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Kurti, Lajçakut: Masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në fillim të këtij takimi, Kurti ka thënë se masat ndëshkuese që BE-ja i ka ndërmarrë ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik.

“Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim. Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Tutje Kurti ka shtuar se ligjet e Kosovës e tregojnë qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria mbështet në përpikmëri rrugën ligjore.

“Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, citohet të ketë thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit