Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997.
Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, duke theksuar se Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, me origjinë nga Prizreni dhe Gjakova, u bë e njohur në mbarë botën përmes veprimtarisë së saj humanitare në Indi.
“Bota vazhdon ta kujtojë e ta nderojë Nënë Terezën sepse virtytet dhe vlerat e saj janë universale. Si shqiptare, ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz”, shkroi Kurti.