3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kurti kujton Mujë Krasniqin dhe ushtarët e tij: Veprat e tyre kanë bërë histori

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe 41 ushtarët e tij në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se duke i kujtuar çdo vit në përvjetorët e tyre të përjetësimit, historitë e tyre i institucionalizojmë në vlerat e shtetit, rezultat i sakrificës së tyre.

“Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori. Rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi për kultivimin dhe mirëmbajtjen e angazhimit tonë të përditshëm për fuqizimin e kësaj lirie”.

“Andaj sot, 26 vjet më pas, i kujtojmë 41 dëshmorët në krye me Mujë Krasniqin – Kapuçin, të rënë më 14 dhjetor 1998, në përballje me ushtrinë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit