• Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Këshilla mjekësore
    • Kuriozitete
    • Moda
    • Receta
    • Shëndeti
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025
Kërko
Logo
Logo
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email
1.7 C
New York
Tuesday, December 23, 2025
Kycu / Regjistrohu
  • Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Këshilla mjekësore
    • Kuriozitete
    • Moda
    • Receta
    • Shëndeti
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025

Buy now

Facebook
Instagram
Logo
  • Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Këshilla mjekësore
    • Kuriozitete
    • Moda
    • Receta
    • Shëndeti
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025
  • Ballina
  • Lajme
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Këshilla mjekësore
    • Kuriozitete
    • Moda
    • Receta
    • Shëndeti
  • Rozë
  • Opinione
  • Teknologji
    • Auto-Tech
    • Auto
  • Zgjedhjet 2025
BallinaBallina
Ballina

Kurti kujton fillimin e demonstratave të vitit 1981: Ato nxorën parullën popullore “Kosova Republikë”

11:04 | 11/03/2024
Facebook
WhatsApp
Viber
    By GAZETA SCANNER
    0
    191
    - Advertisement -

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar se këto ditë bëhen 43 vjet prej demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan më 11 mars të atij viti.

    Kurti thotë se pas një revolte spontane për kushte më të mira në mensën e studentëve të Universitetit të Prishtinës më 4 mars, një javë më pas, u organizua demonstrata e parë masive e një serie të tillash, që në histori kanë hyrë si “Demonstratat e ’81-shit”.

    Kurti thotë se sikur revolta e 4 marsit ashtu edhe demonstrata e 11 marsit, u shtypën me dhunë nga policia e Jugosllavisë ku po rritej dominimi i Serbisë.

    “Nga ky reagim u ngjiz një lëvizje e tërë e aktivizmit politik, që duke artikuluar politikisht pakënaqësinë e shqiptarëve të Kosovës ndaj pabarazisë në qasje të shtetit federativ të Jugosllavisë, brenda një muaji, nxori në rrugë për të demonstruar qindra mijëra njerëz të një popullsie të Kosovës asokohe diç më shumë se një milion e gjysmë. Demonstratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithëpopullore ndaj një periudhe të gjatë ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nënpërfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike. Kështu, Kosova ishte lënë si zona më e pazhvilluar dhe më e prapambetur në Jugosllavi, porsi një koloni”, shkroi Kurti.

    Pas demonstratës së 11 marsit, shkruan tutje Kurti, u demonstrua edhe më 26 mars, më 1 dhe 2 prill 1981, si dhe në tubime e aktivitete të tjera.

    “Të gjitha këto u shtypën egërsisht nga policia dhe aparati shtetëror i dhunës, pasuar nga përndjekje, gjyqe politike, burgosje, tortura dhe vrasje. Rreth një e treta e popullsisë së Kosovës u përfshi nëpër procedura ndalimi policor apo gjyqësor dhe marrje në pyetje përgjatë viteve në vijim, teksa mbi tre mijë të burgosur i kaluan mbi 25 mijë vite në burgje. Kështu më 1986, Kosova ishte vendi me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Menjëherë pas demonstratave të nisura si studentore më 1981 e të shndërruara në popullore, Universitetit të Prishtinës iu ndërrua emri dhe u quajt Universiteti i Kosovës në Prishtinë, deri më 1983 kur iu rikthye emri “Universiteti i Prishtinës””, shkruan kryeministri Kurti.

    Demonstratat e vitit 1981, thotë Kurti, e nxorën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë.

    “Ajo prodhoi një gjeneratë të re të aktivistëve politikë që vetvetiu do ta merrte emrin “Brezi ‘81”. I asaj kohe, është edhe ky punim i Hydajet Hysenit, njërit prej organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, i titulluar “Bisha unitariste”, e i cili reflektonte dorën e zgjatur të Moskës mbi zhvillimet në Jugosllavi (vëreni kthetrat mbi Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Vojvodinë). Shumë nga aktivistët dhe të burgosurit e demonstratave të vitit 1981, do të angazhoheshin edhe në lëvizjen për çlirimin e Kosovës në dekadën pasuese, që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999. Në kujtim të të gjithë të vrarëve nga policia gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981, si dhe në shenjë mirënjohje për përpjekjet e atij brezi për lirinë e Kosovës!”, thotë Kurti.

    Të ngjashme

    Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të...

    17:43 | 23/12/2025

    PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Më shumë shtesa...

    17:25 | 23/12/2025

    Ambasadori britanik: Në vitin 2026 duhet të formohet Asociacioni, kompromisi esencial...

    16:35 | 23/12/2025

    Hamza takohet me kampionin shqiptar të boksit: Diaspora prodhon kampionë

    15:22 | 23/12/2025

    Prattipati takohet me kryetarët e rinj të komunave në Veri, tregon...

    15:02 | 23/12/2025

    “200 mijë kanë ikë, ku i punësove 85 mijë”, Kurti kritikohet...

    14:02 | 23/12/2025
    Më shumë
    Artikulli paraprak
    Importet e armëve në Europë janë dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit
    Artikulli tjetër
    Jo vetëm fituesit fitojnë në “Oscar”| Të gjithë kandidatët marrin paketa: Nga produktet me marihuanë te ushqimi për macet
    GAZETA SCANNER

    Të fundit

    Ballina

    Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta për familjet (Video)

    Ballina

    PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Më shumë shtesa për çdo fëmijë. Voto Bedri Hamzën!

    Ballina

    Ambasadori britanik: Në vitin 2026 duhet të formohet Asociacioni, kompromisi esencial për krijimin e qeverisë së re

    Ballina

    Hamza takohet me kampionin shqiptar të boksit: Diaspora prodhon kampionë

    Ballina

    Prattipati takohet me kryetarët e rinj të komunave në Veri, tregon pritjet që SHBA i ka për qeverisjen atje

    Ballina

    “200 mijë kanë ikë, ku i punësove 85 mijë”, Kurti kritikohet pas krekosjes se papunësia ka rënë

    Më shumë
    Logo

    Kjo webfaqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Gazeta SCANNER. Materialet e publikuara janë të mbrojtura me të drejtën autoriale të Gazetës SCANNER. Lajmet dhe të gjitha materialet janë për shfrytëzimin personal të lexuesve dhe jo për qellime profitabile. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë medium tjetër, pa lejen e Gazetës SCANNER përbën shkelje të së drejtës autoriale dhe është i ndaluar sipas akteve ligjore në fuqi.

    Kontakti: [email protected]

    Facebook
    Instagram
    Twitter

    Gazeta Scanner © 2023 All right reserved.

    • Ballina
    • Lajme
    • Sport
    • Lifestyle
    • Rozë
    • Opinione
    • Teknologji
    • Zgjedhjet 2025

    Hosting & Development Vizatim.com