-3.3 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Kurti kujton 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar sot 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i dalë nga ky Kuvend në Lezhë, e caktoi Gjergj Kastriotin Kapiten të Përgjithshëm, si prijës ushtarak të forcave të bashkuara të tyre.

“Vetëm tre muaj më parë, më 28 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu, e kishte ngritur flamurin e kryengritjes kundër osmanëve, duke shënuar fillimin e një epoke çerekshekullore të rezistencës së armatosur kundërosmane në Arbëri”, shkruan Kurti.

“Andaj edhe sot, historia e Skënderbeut na inspiron me universalitetin e saj në të menduar e në të vepruar, në guxim e në maturi, në strategji dhe në patriotizëm. Për liri dhe për shtet, për aleanca të fuqishme dhe për progres historik”.

Ndër tjera, ai tha se: “Lavdi e përmotshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe trashëgimisë historike e politike të tij!”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit