“Albin Kurti i paska përkujtuar në 26 vjetorin e rënies Bekim Berishë, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën. Ata kanë vdekur me 10 gusht 1998. Fiks në kohën kur luftonin ata me Serbinë, Albin Kurti, në qershor të të njëjtit vit në Prishtinë po organizonte një punëtori me titullin “Lëvizja Paqësore aktive si një Alternativë ndaj përpjekjes së armatosur”. Pra, jo veç vetë që s’merrte pjesë në luftime si Berisha, Shala, Zherka e Vula, por ai kërkonte të hiqej dorë fare nga lufta dhe propozonte tjetër alternativë”, ka shkruar Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Kur Berisha, Shala, Zherka e Vula luftonin, Albin Kurti organizonte forume kundër luftës në Prishtinë
Albin Kurti i paska përkujtuar në 26 vjetorin e rënies Bekim Berishë, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën.
Ata kanë vdekur me 10 gusht 1998.
Fiks në kohën kur luftonin ata me Serbinë, Albin Kurti, në qershor të të njëjtit vit në Prishtinë po organizonte një punëtori me titullin “Lëvizja Paqësore aktive si një Alternativë ndaj përpjekjes së armatosur”.
Pra, jo veç vetë që s’merrte pjesë në luftime si Berisha, Shala, Zherka e Vula, por ai kërkonte të hiqej dorë fare nga lufta dhe propozonte tjetër alternativë.
Në librin e librin me titull “Civil Resistance in Kosovo (Rezistenca Civile në Kosovë)”, publikuar në vitin 2000 nga studiuesi i lëvizjeve paqësore/joviolente Hoëard Clark, pos tjerash thuhet “edhe në qershorin e vitit 1998, Albin Kurti po provonte të organizonte një punëtori: ‘Lëvizja Paqësore aktive si një Alternativë ndaj përpjekjes së armatosur’”.
Në faqen 156 të librit, Clark thotë për Kurtin.
“Personi në qendër të vëmendjes – Albin Kurti – foli për lëvizjen jo të dhunshme/paqësore me një entuziazëm dhe një idealizëm që rrallë dëgjohej në Kosovë”, shkruante Clark.
Kurti filozofinë e tij për lëvizje paqësore kishte provuar ta shpërndajë mes shokësh, prandaj, tregon Clark në libër, “ai hapi edhe një librari në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) për jodhunën (lëvizje për arritjen e qëllimeve politike me mjete paqësore)”.
“Në fakt, kur Qeveria e SHBA-ve e ftoi atë (Kurtin) dhe presidentin e UPSUP, Bujar Dugollin, në SHBA dhe u pyeten se kë dëshirojnë ta takojnë, në krye të listës së Kurtit ishte shkollari lider për lëvizjet paqësore Gene Sharp”, shkruan në libër Clark.
Pos tjerash, Kurti në një dokumentar në kohën e luftës në Kosovë thotë “kurrë s’do ta kapja armën”.
Kështu që ti o zotëri Kurti, o paqësor i përbetuar, që vullnetin për luftë e shfaqe vetëm kundrejt policëve të shtetit të Kosovës, nuk do të duhej të guxoje të përmendje dëshmorë me gojë.
Burrë i keq bre.