2.5 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Kurti: Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, as të mbulohen me harresë

- Advertisement -

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë organizoi konferencën e tij të parë shkencore, e cila mblodhi studiues dhe autoritete nga vendi dhe jashtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi angazhimin e palëkundur të shtetit të Kosovës për zbardhjen e të vërtetës dhe garantimin e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës.

Ai theksoi se krimet nuk mund të mbeten të heshtura, dhe se çdo krim do të ketë drejtësi.

“Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë. Andaj po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi”, ka thënë ai.

Kryesuesi i Institutit, Atdhe Hetemi, cilësoi këtë konferencë si një dëshmi të vlerës së arkivit vendor si një burim të rëndësishëm për studiuesit shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

“Ky proces garanton cilësinë dhe objektivitetin shkencor të artikujve që do të jenë pjesë e vëllimit të redaktuar, i cili synon të publikohet në njërën nga shtëpitë botuese më prestigjioze në botë si ‘Cambridge University Press’, ‘Routledge’, ‘Palgrave”, ka thënë Hetemi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të kontribuar në hapjen e horizonteve të reja për hulumtimin dhe dokumentimin e historisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit