9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kurti krekoset që policia konfiskoi mbi 6300 fishekë në veri: Qeveria jonë ka zero tolerancë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur me tone triumfuse për një rast që Policia dje në veri konfiskoi mbi 6 mijë e 300 plumba.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se kjo është një fitore tjetër e sundimit të ligjit, shkruan lajmi.net

Ai tha se Qeveria Kurti, ka “zero tolerancë” për trafikun e armëve, drogës dhe krimin e organizuar.

“Një tjetër fitore për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia. Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikun e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tone”, tha Kurt

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit