Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur me tone triumfuse për një rast që Policia dje në veri konfiskoi mbi 6 mijë e 300 plumba.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se kjo është një fitore tjetër e sundimit të ligjit, shkruan lajmi.net
Ai tha se Qeveria Kurti, ka “zero tolerancë” për trafikun e armëve, drogës dhe krimin e organizuar.
“Një tjetër fitore për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia. Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikun e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tone”, tha Kurt