Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet lart në raportet ndërkombëtare

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë dy vlerësime pozitive ndërkombëtare për Kosovën, duke i cilësuar si dëshmi të përparimit demokratik dhe rritjes së mirëqenies në vend.

Sipas tij, Instituti suedez V-Dem Institute e ka renditur Kosovën fuqishëm në mesin e demokracive elektorale, si e vetmja në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), përkrah Malit të Zi.

Raporti i lumturisë botërore i publikuar nga Gallup e ka renditur Kosovën në vendin e 16-të në botë, një ngritje e ndjeshme nga pozita e 29-të vitin e kaluar.

Kurti ka shkrua se këto vlerësime janë një njohje inkurajuese për vitalitetin e demokracisë në Kosovë dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit