31.9 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Kurti: Kosova ka Qeveri në detyrë, i nevojitet Kuvendi i ri

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se, përkundër situatës politike, Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndryshe nga formimi i Qeverisë, që e sheh si përgjegjësi të partisë së tij Vetëvendosje.

Kurti mes tjerash ka thënë se tashmë edhe çështja e votimit të fshehtë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre”, tha Kurti për EO.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas panairit të bujqësisë dhe agrobiznesit në Kosovë, AGROKOS & Agroturizëm.

Ndërkaq, Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me bastisjet e fundit në katër lokacione të ndryshme, të kryera në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore.

Të ngjashme

Të fundit