-1 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Kurti: Kosova është republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është republikë e të gjithë qytetarëve të saj pa dallim dhe jo vetëm e shumicës.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se gjatë vitit të kaluar Qeveria ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-up-e, derisa sipas tij këtë vit janë ndarë 3 milionë euro për grante për fermerë.

Kurti ka përmendur edhe mbështetjen e 104 qytetarëve nga komunitetet RAE të cilët kanë përfituar trajnim nga Qendra e Trajnimeve Profesionale.

“Më tej, komunitetet jo shumicë përbëjnë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente, në kuadër të masave tona për efiçencë të energjisë. 9% e praktikantëve me pagesë përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve “Kosovo Generation Unlimited”, vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.

Krahas buxhetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive të reja për 19 familje, pakove ushqimore dhe higjienike për 373 familje, orendi për 58 familje dhe materiale ndërtimore për 102 sosh, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi ndarë edhe 2 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive bashkë me 1 milion tjera për projekte infrastrukturore prej të cilave përfitojnë veçanërisht pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komuna të vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit