2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kurti: Kosova është me fat që ka biznese të suksesshme me pronësi turke, që krijojnë më shumë vende të punës

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se zyra për çështjen e komuniteteve ka filluar angazhimin për punësimin e praktikantëve nga komunitetit, përfshirë atë turk.

Kurti theksoi se zhvillimi i bizneseve turke dhe krijimi i më shumë vendeve të punës, është një praktikë e mirë

“Kemi filluar me një proces transparente dhe fer për ndarjen e këtyre granteve. Vlerësimi është në proces të hapur. 1.5 milionë euro do të ndahen për këto grante, e do të kenë prioritet përfaqësimi i grave dhe të rinjve.Falënderoj të gjitha gratë e komunitetit turk që kontribuojnë në shoqërinë tonë të gjerë, është kënaqësi që disa prej tyre t’i kemi me neve sot. Fuqizimi i rolit të zyrave komunale për komunitete dhe kthim është një synim i yni.Qeveria jonë ka marrë vendim për pagesë të autorëve, në mënyrë që tekstet shkollore në gjuhën turke të jenë në dispozicion për nxënësit tanë nga ky komunitet.”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Poashtu kryeministri tha se ndër mundësitë kryesore në Kosovë është rritja e bizneseve, e Kosova ka fat që ka biznese të suksesshme me pronësi turke, ku ka shumë të punësuar.

“Po mendojmë mënyrën më të mirë për të promovuar këto biznese, si kontribuues për një të ardhme të suksesshme për vendin tonë.Për të gjitha këto, jemi këtu së bashku për të dëgjuar nga ju. Faleminderit për kontributin që po e bëni për Kosovën.”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit