-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Kurti nuk pranon të deklarohet për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Më duhet të shkojë në Kuvend

- Advertisement -

Edhe pas tre ditësh, kryeministri i Kosovës nuk ka dashur të komentojë gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në kuadër të Speciales në Hagë.

Derisa sa ka folur për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit, ai është pyetur lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, por që nuk ka dhënë ndonjë përgjigje me arsyetimin se duhet të shkojë në Kuvend.

Për tri ditë me radhë në Hagë, është zhvilluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ata para trupit gjykues janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit